MIRËSEVINI

Antigonea ndodhet mbi Luginën e Drinos përballë qytetit të Gjirokastrës. Si një qendër e rëndësishme ekonomike, sociale, kulturore dhe politike, Antigonea mori formën e një qytet-shteti duke qenë njëkohësisht dhe një nga vendbanimet më të rëndësishme të antikitetit në fund të shekullit të III-të dhe fillimi i shekullit të II-të para Krishtit.

Lugina e Drinos ka një nga përqendrimet më të mëdha të vendeve të lashta në të gjithë Shqipërinë. Ajo ka qenë gjithmonë një zonë e pasur dhe pjellore, një rrugë komunikimi me ngulime të rëndësishme. Që nga zona e Selosë, Dropulli i Sipërm në kufi me Greqinë, Melani dhe Sofratika, deri ne Lekël afër Tepelenës në pjesën veriore të luginës Antigonea ka perfaqesuar një nga qendrat kryesore të qytetërimit të lashtë në këtë zonë.

Qyteti shtrihet në një kurriz të gjatë e të sheshtë të kodrës së Jermës rreth 700 metra mbi nivelin e detit, në afërsi të fshatit Saraqinishtë, përballë pamjeve të bukura të Gjirokastrës.Sipërfaqja e përgjithshme e qytetit brenda dhe jashtë mureve është rreth 90 hektarë. Për shumë vite rrënojat këtu ishin të paidentifikuara, edhe pse qartësisht kuptohej një vendbanim i madh i lashtë. Gërmimet e para janë bërë nga arkeologu grek Evangeliades Demitrios në vitin 1913, por ishte arkeologu i njohur shqiptar Dhimosten Budina i cili, në vitet 1970 dhe 1980, zbuloi planin e qytetit dhe gjithashtu emrin e tij. Një seri prej monedhash bronzi të gjetura gjatë këtyre gërmimeve ishin përdorur ndoshta për të votuar në asamblenë e qytetit. Ato ishin stampuar me mbishkrimin ANTIGONEAN nga ku u identifilua dhe emrin i qytetit historik për herë të parë.

Shijojeni faqen e internetit dhe ne shpresojmë që të shihemi së shpejti në Antigone! Ajo është me të vërtetë një përvojë që nuk duhet humbur.

Faleminderit,

Ëngjëllush Serjani
Drejtori i Parkut